Edicioni i 10-të i Wolves Summit në Varshavë, Poloni

Wolves Summit është një konferencë ndërkombëtare për startup-et, investitorët, korporatat, sipërmarrësit dhe NVM, të cilët janë të interesuar në krijimin e kontakteve të vlefshme në biznes me përfaqësues të fushës së inovacionit dhe teknologjisë nga e gjithë bota.

Ky samit përqendrohet në rrjetëzimin dhe lehtësimin e zhvillimit të biznesit, ku do të gjeni mundësinë të takoni 300+ startup-e, 200+ investitorë dhe 300+ përfaqësues të korporatave.

Samiti do të zhvillohet në Varshavë, Poloni në datat 23 dhe 24 Tetor 2019.

Kush mund të marrë pjesë:

• Profili i pjesëmarrësve: korporatat: anëtarët e bordit, drejtorët e IT, inovacioni, strategjia, shitjet, dixhitalizimi, departamentet e analizave, departamentet e bashkimeve dhe blerjeve (M&A), biznese te vogla dhe te mesme (SMB), kompanitë e teknologjisë, startup-e, fondet e investimeve dhe investitorët privatë.

• Axhenda: takime 1:1 të organizuara dy javë përpara konferencës, dëgjesa inspiruese dhe panele diskutimesh, prezantime të 40 startupeve të zgjedhura, Workshop-e, VIP dhe Networking party.

Pjesëmarrja për startup-et është falas.

• Wolves Summit në numra:
67 shtete
1.689 investitorë
2.918 startup
2,893 drejtues
15.969 pjesëmarrës
26.501+ takime të paracaktuara 1:1 të organizuara midis startup-eve, investitorëve dhe korporatave brenda 3 viteve.

• Partnerë të besuar: PwC, Google, Orange, InnoEnergy, PGNiG, Cisco, Microsoft, P&G, PGE, Hub: raum, Startupbootcamp, Techstars, Starters Hub, Innovation Nest, TDJ Pitango, Innoenergy, Ministria e Punëve të Jashtme etj.

• A JENI NJE STARTUP?
Aplikoni falas në: https://poland.wolvessummit.com/

• A JENI INVESTITOR, PRONAR BIZNESI OSE NJË KORPORATË?
Gjeni projekte interesante dhe / ose klientë të mundshëm me ne – shikoni opsionet në https://www.wolvessummit.eu

Në rast se keni më shumë pyetje, per detaje lutemi kontaktoni direkt Wiktoria Nycz
Community Manager at Wolves Summit
w.nycz@wolvesssummit.com
+48 579 357 466

BACK TO NEWS