Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj së bashku me përfaqësues të AIDA, vizituan kompaninë italiane Giobert.

Znj. Denaj vlerësoi punën e Agjencisë AIDA duke qenë e pranishme ndaj investitorëve të huaj edhe gjatë zhvillimit të planit të biznesit. Gjithashtu vlerësoi punën e Agjencisë në rëndësine që i jepet sektorëve si industria automotive në identifikimin e nevojave të tregut dhe krijimin e një oferte konkrete për tërheqjen e sa më shumë investitorëve në këtë fushë premtuese.

Gjatë takimeve nga sektori Aftercare i agjencisë AIDA, kompania ka shprehur kënaqësinë mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri dhe eficencës së punonjësve. Kjo ka qenë dhe një arsye që kompania ka përzgjedhur Shqipërinë.

Kompania Giobert Albania operues prej gati një viti në tregun shqiptar, por me një histori të hershme në tregun italian që daton në vitin 1953, është e specializuar në industrinë mekanike në prodhimin dhe montimin e komponentëve metalikë dhe plastikë.

Një prioritet i rëndësishëm është zhvendosja e ekonomisë nga një model tradicional drejt një modeli më inovativ, me sektorë dhe industri të reja, një prej të cilave është edhe sektori i automotiv, i cili ka tërhequr vëmendjen e investitorëve me emër siç është dhe kompania italiane Giobert.

Shqipëria në “syrin” e investitorëve të huaj në sektorin automotiv

Investimet e huaja direkte në 6 mujorin e parë të këtij viti, sipas raportit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, arritën në 535 milionë euro ose 10.1% më shumë se sa për të njëjtën periudhë të një viti më parë!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj vlerësoi punën e Agjencisë AIDA duke qenë e pranishme ndaj investitorëve të huaj dhe rëndësine që i jepet sektorëve si industria automotive.

BACK TO NEWS