Eksportet shqiptare shënojnë rritje!

Eksportet shqiptare 🇦🇱 shënojnë rritje për muajin Prill 2024📈 sipas të dhënave të publikuara nga Instat.
➡️Eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë në Prill 2024, duke u rritur me 1,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 3,9 %, në krahasim me një muaj më parë.
🔹Në rritjen e eksporteve prej 1,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet:
• “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”💡me +4,6 pikë përqindje;
• “Ushqime, pije, duhan”🍎 me +1,3 pikë përqindje;
• “Produkte kimike dhe plastike”🔋me +0,5 pikë përqindje.
📍Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve në këtë periudhë, krahasuar me një vit më parë janë: Spanja (84,7 %)🇪🇸, Kina (155,4 %)🇨🇳 dhe Maqedonia e Veriut (91,4 %) 🇲🇰.
🇪🇺Në këtë muaj, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69 % të eksporteve gjithsej.
BACK TO NEWS