Eksportet vijojnë ecurinë pozitive në muajin Maj 2024

Eksportet vijojnë ecurinë pozitive në muajin Maj 2024
Eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë në Maj 2024, duke u rritur me 0,5 %, në krahasim me një muaj më parë dhe duke shënuar vlerën 165 mld lekë në këtë pesëmujor të vitit.
Në muajin maj 2024, në rritjen e eksporteve ndikim pozitiv kishin “Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike” me +0,4 pikë përqindje.
Krahasuar me 2023, gjatë Maj 2024, janë rritur eksportet me Kinën (80,5 %), Maqedoninë e Veriut (20,0 %) dhe Kosovën (3,9 %).
Në këtë muaj, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,2 % të eksporteve gjithsej.
BACK TO NEWS