Forumi i Biznesit Shqipëri – Çeki
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Shqipëri dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizuan më datë 26 mars 2024, Forumin e Biznesit Shqipëri – Çeki, si një dëshmi e vullnetit të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe eksplorimin e mundësive dypalëshe për të nxitur partneritete, si dhe investime të reja.
Forumi u përshëndet nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Z. Jozef Sikela, Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Ami Kozeli dhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), ku u vendos theksi në potencialin e larmishëm që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, garantimin dhe mbrojtjen e investimeve nëpërmjet reformave të ndërmarra nga qeveria, si edhe sektorët strategjikë për investime.
Në fjalën e saj Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), u shpreh se ky është momenti për të investuar në Shqipëri dhe ftoi sipërmarrësit çek për të përfituar nga kjo mundësi dhe sesi AIDA është partneri i tyre në këtë process, duke i garantuar bizneseve se AIDA i asiston për çdo nevojë që nga procesi i nisjes së një biznesi, apo dhe me projekt ide për të bërë biznes në Shqipëri.
Znj. Plaku, prezantoi klimën pozitive të biznesit dhe arsyeve përse duhet të investojnë në Shqipëri, duke vijuar me sektorët potencial si: ICT&BPO, Turizmi, Energjia, Bujqësia dhe Manifaktura, teksa prezantoi dhe procedurën e Investimeve Strategjike.
Duke besuar në potencialin e shtetit Çek, Znj. Plaku, bëri ftesën e saj për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.
Forumi vijoj me sesionin e takimeve B2B, ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre çeke, për të diskutuar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe krijimin e partneritetve në të ardhmen.
Ky forum ishte një iniciativë themelore, që i hap rrugë bashkëpunimeve tregtare dhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mundësi konkrete bashkëpunimi për të ardhmen në sektorë me interes të përbashkët.