Forumi i Biznesit në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan – 4 korrik 2019
Kemi nderin t’ju ftojmë për të marrë pjesë në Forumin e Biznesit, i cili do të mbahet më 4 korrik, si pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznań. Për disa ditë, Poznań do të bëhet qendra e eventeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. Do të mirëpresim delegacione qeveritare, përfaqësues të organizatave civile dhe sipërmarrës nga 16 vende: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia, Italia dhe Britania e Madhe.
Ideja e Samitit është integrimi i Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimin Evropian nëpërmjet sinergjive të botës së politikës, shoqërisë civile dhe biznesit. Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë së bashku me Ministrinë e Sipërmarrjes dhe Teknologjisë janë përgjegjëse për organizimin e komponentit të biznesit të samitit të këtij viti. Forumi i Biznesit i këtij viti do të mbahet nën moton Growing Together, e cila thekson se vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë dhe zhvillimi i ekuilibruar në Evropë do t’u sigurojë mirëqenien shoqërive tona.
Në kuadër të Forumit do të zhvillohen sesione të shumta, prezantime të përfaqësuesve të biznesit nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian në stendat ekspozuese, si dhe bisedimet B2B. Bizneset do të kenë mundësinë unike për të paraqitur ofertën e tyre, për të ndarë “know-how” të tyre dhe për të prezantuar sukseset e tyre. Veçanërisht e rëndësishme për ne është që kjo ngjarje të kontribuojë në shtrëngimin e marrëdhënieve të ndërsjellta ekonomike mes rajoneve.
Forumi i Biznesit është një propozim polak për të lidhur marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim midis përfaqësuesve të biznesit në rajon. Theksi kryesor në bisedimet e biznesit gjatë Forumit do të jetë i vendosur në sektorët e mëposhtëm: energjetik, dixhital, ushqimor dhe agroteknik.
Temat kryesore të Forumit:
Energjia: energjia e rinovueshme; prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave dhe instalimeve;
Digital: IT dhe TIK, shërbimet digjitale dhe BSS, AI, automatizimi, industria 4.0, Govtech, menaxhimi dhe analizimi i të dhënave, zhvillimi i infrastrukturës dixhitale;
Ushqime dhe perpunim: bujqësia, përpunimi i ushqimit, prodhimi, automjetet bujqësore, zhvillimi i shërbimeve në zonat rurale.
Megjithatë, eventi është i hapur për përfaqësuesit e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Ne duam që të gjithë të kenë mundësi të barabarta për t’u prezantuar dhe për të takuar partnerë të mundshëm.
Informacionin mbi Forumin e Biznesit dhe Samitin e Ballkanit Perëndimor do ta gjeni tek linku: https://www.gov.pl/web/diplomacy/poznan-summit
Formularin e rekrutimit për kompanitë do ta gjeni tek linku:paiz.gov.pl/Western_Balkans_Summit
Bashkelidhur lutem gjeni informacionin e nevojshëm dhe mbi mundësitë e akomodimit.
Western Balkans Summit.