Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF), me mbështetjen e Komisionit Europian, do të organizoje një thirrje të hapur për pjesëmarrje në konkursin rajonal për kompanitë nga vendet e Ballkanit Perendimor.

Konkursi u jep mundësi kompanive operuse në Ballkanin Perëndimor për të marrë pjesë dhe garuar në 6 kategori të ndryshme, si më poshtë:

– Investitori kryesor (kampion) në vendet e Ballkanit Perëndimor – (1 çmim)
– Kompania me rritjen më të lartë të eksportit në rajon për vitin 2022 (6 çmime – 1 për ekonomi)
– Kampioni i mbrojtjes së mjedisit në Ballkanin Perëndimor (6 çmime – 1 për ekonomi)
– Kampion dixhital në Ballkanin Perëndimor (6 çmime – 1 për ekonomi)
– Furnizues i suksesshëm në zinxhirin rajonal (1 çmim)
– Kompania më inovative në Ballkanin Perëndimor (1 çmim)

Kompanitë e interesuara duhet të plotesojnë formularin në:
https://surveys.wb6cif.eu/index.php/862416?lang=en

BACK TO NEWS