Ftesë për pjesëmarrje në eventin virtual të ndërmjetësimit: Virtual Brokerage Event

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania), në cilësinë e bashkëorganizatorit ju fton të bëheni pjesë e eventit virtual të ndërmjetësimit #virtualbrokerageevent që do të zhvillohet në kuadër të festivalit Kos ICt, në datat 10-11 Dhjetor.

Kos ICT është një nga eventet më të rëndësishme që zhvillohet në Kosovë dhe ka për qëllim të mbulojë tema të ndryshme të trendit global që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Ftohen të gjitha sipërmarrjet inovative, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe organizata të tjera që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit ICT të jenë pjesë e takimeve B2B me qëllim zgjerimin e rrjetit, si edhe krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe kërkimit.

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë mund të kontaktojnë në adresën info@aida.gov.al ose të regjistrohen në linkun: https://b2b.kosict.com/how-it-works

Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen e eventit: https://b2b.kosict.com/

BACK TO NEWS