Ftesë për pjesëmarrje në panairin BIOFACH, në datat 13-16 Shkurt 2024, Nuremberg, Gjermani

Ftesë për pjesëmarrje në panairin BIOFACH, në datat 13-16 Shkurt 2024, Nuremberg, Gjermani

 
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), po planifikon pjesëmarrjen me stendë të Shqipërisë në një nga panairet më të rëndësishëm të ushqimit organik dhe bimëve aromatike dhe medicinale, BIOFACH 2024, i cili do të zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, në datat 13-16 Shkurt 2024.
Stenda shqiptare do të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
-     Të zotërojnë Certifikatë Produktesh Organike sipas standartit të BE-së, EEC 834/2007, ose ekuivalente;
-     Të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e marketingut për promovimin e kompanisë në mediat e panairit në vlerën 845 euro;
-     Përfaqësues/it e kompanisë të jenë njohës të gjuhës angleze dhe/ose gjermane;
-     Inkurajohen të aplikojnë, të gjitha kompanitë që nuk kanë qenë asnjeherë pjesë në panairin Biofach dhe ato që prodhojnë produkte me vlerë të shtuar ose përfundimtare;
–           Inkurajohen të aplikojnë kompani me xhiro vjetore për vitin 2022, në vlerën 25.000.000 – 120.000.000 lekë.
AIDA, fton të gjitha kompanitë që plotësojnë kriteret e mësipërme, të dërgojnë shprehjen e interesit, së bashku me plotësimin e profilit të kompanisë sipas formatit më poshtë, në adresën e emailit info@aida.gov.al, deri në datën 09.10.2023.  Link

Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të panairit: https://www.biofach.de/en/all-about-the-exhibition/preview

BACK TO NEWS