Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e 6-të të Inovacionit 2026, i cili do të zhvillohet në datat 26–30 Tetor 2026, në Jiangsu, Kinë

Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e 6-të të Inovacionit 2026, i cili do të zhvillohet në datat 26–30 Tetor 2026, në Jiangsu, Kinë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare që operojnë në sektorët e teknologjisë, prodhimit të avancuar, inteligjencës artificiale, energjisë dhe mjedisit, shërbimeve digjitale & software, life sciences & medtech, edukimit, si dhe import-eksportit, të marrin pjesë në Panairi e 6-të të Inovacionit 2026 (6th Innovation Fair 2026), i cili do të zhvillohet në kuadër të Konferencës për Zhvillimin e Biznesit Sino-Evropian (Sino-Euro Business Development Conference).
Ky event ndërkombëtar synon të krijojë ura bashkëpunimi midis kompanive europiane dhe tregut kinez, duke ofruar një platformë konkrete për zhvillimin e biznesit, identifikimin e partnerëve dhe zgjerimin e aktiviteteve eksportuese.
Pjesëmarrja në këtë panair ju ofron mundësi për:
· Hyrje në tregun kinez, një nga tregjet më të mëdha globale
· Takime të dedikuara B2B me partnerë potencialë (matchmaking i targetuar)
· Identifikimin e mundësive për bashkëpunim teknologjik dhe furnizim
· Zgjerimin e rrjetit të kontakteve dhe mundësi shpërndarjeje në tregjet ndërkombëtare
· Prezantimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja në një platformë ndërkombëtare
Panairi i 6-të i Inovacionit 2026 përfaqëson një mundësi të rëndësishme për kompanitë shqiptare për të hyrë në tregun aziatik, rritur eksportet dhe krijuar partneritete strategjike afatgjata.
📅 26-30 Tetor 2026
📍Jiangu, Kinë
Për më shumë informacion dhe aplikim vizitoni faqen e eventit: https://innovationfair.mikecrm.com/aMNrQ1J
BACK TO NEWS