THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Poloni–Shqipëri
Në kuadër të Sesionit të 8-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Poloni–Shqipëri, do të organizohet një Forum Ekonomik me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe të biznesit nga të dy vendet.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare të shprehin interesin për të marrë pjesë në këtë forum, i cili synon të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve shqiptare dhe polake.

