Ftesë për pjesëmarrje në panairin “Food Expo”, në datat 8-10 mars 2025, Athinë, Greqi

Ftesë për pjesëmarrje në panairin “Food Expo”, në datat 8-10 mars 2025, Athinë, Greqi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), për herë të dytë do të jetë me stendë të Shqipërisë në panairin “Food Expo”, dedikuar sektorit të produkteve ushqimore dhe pijeve, që do të zhvillohet në datat 8-10 mars 2025, Athinë, Greqi.

Pjesëmarrja e kompanive në këtë panair do të nxisë eksportet e produkteve shqiptare dhe do të rrisë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve por dhe në tregje të rajonit e më gjerë.

Në edicionin e vitit të kaluar morrën pjesë 1.300 ekspozues, 34.931 vizitorë dhe u organizuan 15.000 takime b2b.

Panairi ka në fokus produktet e bulmetit, brumit, vajit të ullirit, pije të ndryshme, produktet me origjinë shtazore, organike, produktet me emërtim të mbrojtur të origjinës (PDO), ushqime, perime të ngrira, salcë, lëngje, pije freskuese, ushqime të gatshme, etj.

Për më shumë informacion rreth këtij panairi, lutem konsultoni linkun: https://foodexpo.gr/en/exhibition/exhibitor-categories/

Kompanitë e interesuara për të qenë pjesëmarrës në këtë event, luten të plotësojnë profilin e kompanisë së tyre (LINK) dhe ta dërgojnë në adresën e emailit info@aida.gov.al, brenda datës 01.12.2024.

BACK TO NEWS