Ftesë për pjesëmarrje në takimet B2B në workshop-in me temë “Balkan Project – Agricultural Mechanization”

AIDA njofton kompanitë e interesuara të marrin pjesë në workshopin me temë “Balkan Project – Agricultural Mechanization”, dedikuar prespektivave të zhvillimit të sektorit bujqësor, organizuar më datë 8 maj 2019 në Tiranë.

Eventi organizohet nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ICE), seksion i Ambasadës italiane për shkëmbimet tregtare, në bashkëpunim me FederUnacoma(Shoqata italiane e prodhuesve të makinerive dhe pajisjeve bujqësore).

Ky workshop do të shoqërohet me takime B2B me kompani italiane të specializuara në:

makineri dhe pajisje bujqësore

pjesë këmbimi dhe aksesorë për makineri bujqësore

komponentë hidraulik për bujqësinë

pompa për trajtim me produkte kimike agresive dhe për vaditje

tuba polietileni për vaditje

Për më shumë informacione dhe kompanitë italiane pjesëmarrëse do ti gjeni duke klikuar këtu.

Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në takimet B2B, Ju lutemi plotësoni fomularin në linkun: viewform brenda datës 24 prill 2019.

BACK TO NEWS