FUSHATA AIDA x AIC x BASHKITË VJEN NË DURRËS!

FUSHATA AIDAx AIC x BASHKITË VJEN NË DURRËS!
Hapi i parë i fushatës kombëtare nis pikërisht këtu — në Durrës!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), në kuadër të nismës “AIDA | AIC x Bashkitë”, ftojnë komunitetin e biznesit në një takim informues për të sjellë më pranë sipërmarrjeve shërbimet, instrumentet dhe mundësitë konkrete për zhvillim.
Në fokus:
💰 Aksesi në financë dhe skemat mbështetëse
📦 Eksportet dhe hyrja në tregje të reja
🇪🇺 Standardet e Bashkimit Europian
🏗️ Asetet publike dhe mundësitë e zhvillimit urban
🤝 Panairet, misionet e biznesit dhe partneritetet B2B
Një format interaktiv, ku bizneset njihen nga afër me shërbimet e AIDA-s dhe AIC-së, dhe marrin orientim të drejtpërdrejtë drejt financimit, ndërkombëtarizimit dhe tregjeve evropiane.
📍 Crowne Plaza, Durrës
📅 30 Shtator 2026
🕑 Ora 14:00
Nga nevoja e biznesit te mundësia. Nga potenciali lokal drejt tregjeve të reja.
AIDA x AIC x Bashkitë — më pranë biznesit, më pranë mundësive.
BACK TO NEWS