ZËRAT E PANELIT I | Future Hospitality Forum
Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër, Ministria e Financave
Endrit Yzeiraj me eksperiencë të gjerë në politikat ekonomike, kërkimin ekonomik dhe diplomacinë ekonomike, ka mbajtur pozicione drejtuese në Bankën e Shqipërisë, Albanian-American Development Foundation dhe institucione të ndryshme qeveritare.
Me një formim akademik në Ekonomi nga University of Warwick dhe Grand Valley State University, si dhe eksperiencë në politikat fiskale, ai sjell në Future Hospitality Forum perspektivën e politikave publike mbi mënyrën se si formësohet klima e investimeve.
Në Panelin I, Endrit Yzeiraj do të ndajë vizionin mbi atë çfarë kërkon investitori ndërkombëtar nga një treg si Shqipëria — dhe si mund të kthehet vrulli i sotëm në investime me vlerë afatgjatë.
Panelist në Panelin I — “Zhvillimi i Sektorit të mikpritjes në Shqipëri: Nga Investimi te Rritja”.
Ora 09:00–16:00

