Future Hospitality Forum 2026 – Shqipëria hap dyert e mikpritjes globale
Future Hospitality Forum 2026 – Shqipëria hap dyert e mikpritjes globale
Tiranë, 2 Tetor 2026 – Shqipëria nuk është më një destinacion që thjesht premton. Është një destinacion që po shkruan historinë e vet. Future Hospitality Forum 2026, edicioni i parë i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) dhe mbledh në një tryezë të vetme zhvilluesit shqiptarë, investitorët dhe disa prej brendeve më të njohura e më prestigjioze të hotelerisë botërore.

