Nga mundësia te ideja. Nga ideja te projekti.

Nga mundësia te ideja. Nga ideja te projekti.
Sot vijoi rrugëtimi i BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane, me Workshop II: IDENTIFIKO & STRUKTURO.
Këtë herë kaluam nga kuptimi i ekosistemit të financimit te puna praktike me mundësitë evropiane: si i identifikojmë, si kuptojmë nëse janë të përshtatshme për biznesin dhe si fillojmë ta kthejmë një nevojë konkrete në një ide projekti.
🔎 Eksploruam.
🤝 Shkëmbyem eksperienca dhe krijuam lidhje të reja.
💡 Analizuam mundësi konkrete.
📝 Dhe filluam të strukturojmë ide projektesh.
Një nga mesazhet kryesore të ditës: Mos fillo nga aktiviteti. Fillo nga problemi që dëshiron të zgjidhësh dhe ndryshimi që dëshiron të krijosh.
BRIDGE2EU vazhdon të ndërtojë hap pas hapi një komunitet biznesesh më të informuara, më të përgatitura dhe më pranë mundësive evropiane.
📅 Next stop: Workshop III – Menaxhimi Financiar & Prokurimet e BE-së sipas PRAG
Faleminderit të gjitha bizneseve që po e ndërtojnë këtë rrugëtim së bashku me ne. 💙
BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane.
EU Funding, Made Easy!
BACK TO NEWS