Statusi Investitor Strategjik

Procedurat e Aplikimit

Kur aplikimi tek AIDA bëhet nga Ministrat e linjës përgjegjës për projektin, kërkesa duhet të shoqërohet me një relacion shpjegues mbi rëndësinë strategjike të projektit, si dhe përshkrimin e detajuar të elementëve të mëposhtëm:

  • Vlerën totale të parashikuar të investimit.
  • Kohën e nevojshme për realizimin e investimit.
  • Produktivitetin dhe vlerën e shtuar që do të sjellë investimi.
  • Mundësitë e punësimit dhe hapja e vendeve të reja të punës, që parashikohen si pasojë e investimit.
  • Përputhshmërinë e projektit me politikat dhe prioritetet ekonomike sektoriale.
  • Mundësitë e zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal që paraqet investimi.
  • Mundësitë e zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve e standardeve për prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve që paraqet investimi.
  • Teknologjitë e reja që sjell investimi, të cilat rrisin konkurrencën dhe efektivitetin.
  • Rritjen e nivelit të përgjithshëm të sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, si pasojë e realizimit të investimit.
  • Mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit që garanton projekti.

Masat Mbështetëse

  • Kryerje të veprimeve përgatitore, përgatitje të dokumenteve dhe aplikim administrativ me procedurë të përshpejtuar nga agjenti asistues.
  • Trajtim me prioritet të përgatitjes së dokumentacionit, dhënies së mendimeve apo ndjekjen e procedurave, për përgatitjen dhe realizimin e investimit strategjik.
  • Konsolidim të tokës.
  • Programe mbështetëse.
  • Mbështetje me infrastrukturë ndihmëse.
  • Vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, sipas legjislacionit në fuqi.

Kriteret e Përzgjedhjes

  • Ministria e linjës përgjegjëse për një projekt, për të përfituar statusin “Projekt me potencial strategjik”.
  • Investitor propozues i projektit, propozues i projektit për të përfituar statusin “Projekt me potencial strategjik”.
  • Subjekti investues propozues për të përfituar statusin “Investitor/investim strategjik procedurë e asistuar”, “Investitor/investim strategjik procedurë e veçantë”.

Social Media

Kerko360.al