Kalendari i webinareve, trajnimeve online dhe thirrjeve për projekte për të gjithë sipërmarrësit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka rifreskuar kalendarin e webinareve, trajnimeve online dhe thirrjeve për projekte për të gjithë sipërmarrësit.
Kjo listë shërben për t’i mbajtur sipërmarrësit të informuar për mundësitë e tyre dhe praktikat më të mira që mund të ndjekin për zhvillimin e biznesit.
Ju ftojmë të klikoni linkun më poshtë për të ndjekur webinaret dhe thirrjet e ardhshme: http://aida.gov.al/…/Webinare%20,trajnime%20dhe…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të vazhdojë të identifikojë, mbështesë dhe informojë të gjithë sipërmarrësit mbi mundësi të reja për të mbështetur rritjen dhe zgjerimin e biznesit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 04.11.2020