Kantina Çobo në Berat – Një ditë pranë të Kuqes së Onufrit

E Kuqja e Beratit dhe Kashmeri të mvesh me një shtresë të moçme vendase. Veçuam këto dy gjaqe mistike dhe artistike si përfaqësuese kuqezeza të traditës dhe shijes.

Në kantinën Çobo, jo vetëm shijuam, por edhe përjetuam biseda të ngrohta njerëzore, kuriozitete të shuara dhe të ndezura rishtaz për t’u kthyer prapë te “E Bardha e Beratit”, si e bardha e një mbi një dritareve të Goricës dhe te e “E Kuqja e Beratit”, si ajo e Onufrit, të birit të Nikollës, me aq varietet rrushi, sa tonalitete ka e kuqja deri te vishnja, në afresket e kishave të fshehura në Mangalem dhe Goricë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në këtë periudhë pas pandemie e ka gjithë vëmendjen në promovimin e produkteve vendase dhe përkrahjen e turizmit kombëtar.

Në videon e mëposhtme, ju ftojmë të ndiqni pamje nga vizita e Drejtorit Ekzekutiv të AIDA-s, Z. Sokol Nano, vizitë në kuadër të njohjes së problemeve të sektorit të agroturizmit në vend dhe më së shumti në promovimin e këtij sektori kyç dhe rolit që ka në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë vendase.

BACK TO NEWS