Kantina Nurellari, zonja moderne e qytetit të bardhë

Kantina Nurellari e vendosur 10 km larg qytetit muze të Beratit, në fshatin Fushë Peshtan, rrugës për në Çorovodë, është vendi ideal për të shijuar verën 100% shqiptare dhe pamjet piktoreske mes fushave, maleve kodrave dhe lumit Osum pak më tutje. E çdo të donim më shumë për të shijuar disa ditë vjeshte a dimri.

Kombinimi i klimës, tokës së pasur dhe pjellore, vendndodhjes gjeografike të kantinës, me vitet e njohurisë dhe përvojës së fituar, vijnë së bashku për të krijuar cilësinë dhe shijen unike të verërave Nurellari.

Kantina Nurellari së bashku me hotelin e kuruar me detajet e një shije të hollë e ndërtuar rishtas, mirëpret çdo vit mijëra turistë dhe vizitorë të pasionuar pas verës, të cilët degustojnë dhe shijojnë vizitat panoramike.

Në kantinën Nurellari prodhohen verëra nga varietete autoktone shqiptare të rrushit duke ndjekur filozofinë që prodhimi verës është në fillim pasion e më pas biznes.

Pulsi Beratit më një me aromë shumëllojshmërie agrumesh, të freskët, ku cilësia dhe niveli i njohurive teknike të krijimit e saj, ishin tepër të dukshme.

Serina Rose bërë nga rrushi i verës së kuqe, por me një shije dhe qartësinë e ftohtë të një vere bardhë.

Vera e Shenjtë, një krijim i butë, i bërë nga rrushi thatë me një shijë të lehtë të frutave të freskëta.

AIDA është në mbështetje agroturizmit. Potenciali i madh që ka vendi ynë në këto fusha janë frymëzim dhe stafi i Agjencisë është i motivuar që të promovojë dhe mbështesë investime të suksseshme, inovatore dhe guximtare të cilat hapin rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të turizimit dhe promovimit të vendit si destinacion I turizmit të eksperiencave në rajon edhe me gjerë.

Në videon e mëposhtme, ju ftojmë të ndiqni pamje nga vizita në Kantinën Nurellari

BACK TO NEWS