Kompania Madish – Përfitues i Fondit të Inovacionit nga AIDA
Kompania Madish është themeluar në vitin 1995 në qytetin e Shkodrës dhe ka si aktivitet kryesor prodhimin e veshjeve të brendshme dhe uniformave.
“Madish” ka përfituar nga Fondi i Inovacionit i AIDA-s në vitin 2019 me një projekt aplikues për softuer.
Vlera e përfituar nga fondi ka qenë 400,000 lekë dhe është përdorur për zhvillimin e një sistemi të brendshëm në formën e “MIS”.
Ky sistem ka rezultuar pozitiv për monitorimin e pagave, kohës së punës dhe gjenerimin e dokumenteve elektronike. Impakti i llogaritur nga kompania pas realizimit të programit ka qenë 5% reduktim i kostove indirekte.
Ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë: