Konferenca dhe Ekspozita Ndërkombëtare për Inovacionin “INNOTECH 2023”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 29-30 Mars 2023, do të orgnizohet Konferenca dhe Ekspozita Ndërkombëtare për Inovacionin “INNOTECH 2023”, në Tel Aviv, Izrael.
“INNOTECH” ka si qëllim të ofrojë një platformë efektive biznesi, ku ekspozuesit të tregojnë aftësitë e tyre teknologjike në fushat e kibernetikës, inteligjencës artificiale, Cities Smart mobility, Fintech, DeepTech, sistemeve autonome, etj.
Të pranishëm në këtë event do të jenë start-upe, kompani, organizata, si dhe qindra vizitorë dhe delegacione nga e gjithë bota, duke qenë një hapësirë unike takimi për vendimmarrësit, zyrtarët qeveritarë, ekspertët kryesorë të industrisë, sipërmarrësit, fondet e kapitalit sipërmarrës dhe investitorët, si dhe qendrat e avancuara kërkimore.
“INNOTECH” është një mundësi unike për pjesëmarrësit për të forcuar dhe krijuar lidhje të reja ndërkombëtare dhe për të njohur risitë dhe zgjidhjet më të fundit të komunitetit ndërkombëtar të inovacionit.
Për më shumë informacion mbi eventin, lutemi klikoni në linkun: https://innotech.i-hls.com/#about_EN