Konferencën e Investimeve për Rajonin e Ballkanit Perëndimor

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve mori pjesë në “Konferencën e Investimeve për Rajonin e Ballkanit Perëndimor” që u zhvillua në Lubjanë, Slloveni më 22 nëntor 2022.

Kjo konferencë u organizua nga RCC dhe Western Balkan Chamber dhe në të morën pjesë investitorë te ndryshem nga Slovenia, Italia, Austria, Kroacia, prezantues nga Dhomat e Tregtisë së rajonit dhe përfaqësues nga IPA-t e rajonit me fokus në promovimin e rajonit tonë si një destinacion për sektorin e investimeve.

Në panelin diskutues, ku bëri pjesë AIDA së bashku me përfaqësues të tjerë të rajonit nga Kosova, Bosnja dhe Mal i Zi, u diskutua mbi çështjet kryesore të zhvillimit ekonomik rajonal në rrethanat aktuale globale, mbi arsyet dhe sektorët kryesore në fushën e investimeve në rajon, si edhe mbi faktin se si po reagojnë qeveritë përkatëse të BB6 ndaj mundësive që po shpalosen.

BACK TO NEWS