Kryeministri Z. Edi Rama fton në Shqipëri investitorët nga Arabia Saudite
Me ftesë të veçantë nga Kryeministri i vendit Z. Edi Rama, 25 investitorë nga Arabia Saudite ndodhen në Shqipëri për një “Business Tour” tre ditor. Delegacioni i drejtuar nga Zv/Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Z. Muneer M. Bin Saad, ditën e sotme ka zhvilluar takime me Z. Gent Cakaj, Ministër i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe gjithashtu vizituan kompanitë PSZ Albania dhe atë të bimëve medicinale dhe vajrave aromatikë – Alb Kalustyan.
Pasdite është parashikuar nënshkrimi i një MoU mes Unionit të dhomave të Tregrisë së Shqipërisë dhe asaj të Arabisë Saudite, e më pas në darkë do të priten nga Kryeministri i vëndit Z. Edi Rama.