Mundësi Trajnimi Falas për Ndërmarrjet që Synojnë Eksportin në Suedi dhe BE
 

Datat: 11 Mars – 30 Prill 2025
 

Trajnim Digjital
 
 
Ky trajnim i organizuar nga Open Trade Gate Sweden (OTGS) ofrohet falas dhe synon të pajisë bizneset me njohuri dhe aftësi kyçe për të përmirësuar konkurrueshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
 
Tematikat kryesore që do të trajtohen në këtë trajnim janë:

 Klasifikimi i Produktit – Mësoni si të kategorizoni saktë produktet tuaja sipas standardeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të eksportit, për të siguruar që ato të jenë të pranueshme dhe të përputhshme me kërkesat e tregut të BE-së.
 

 Analiza e Statistikave të Tregtisë – Kuptoni si të studioni të dhënat e tregtisë, duke përfshirë madhësinë e tregut, shifrat e eksportit/importit dhe tendencat e konsumit në vendet e synuara.
 

 Identifikimi i Segmenteve të Tregut – Zbuloni segmentet më të përshtatshme për produktet tuaja, duke analizuar sjelljet e konsumatorëve, tendencat e industrisë dhe aktorët kryesorë të tregut.
 

 Monitorimi i Kërkesave për Hyrje në Treg – Informohuni mbi kërkesat rregullatore, çertifikatat e nevojshme, tarifat doganore dhe dokumentacionin për të hyrë në tregun e dëshiruar pa pengesa.
 

 Përgatitja për Promovim dhe Hyrje në Treg – Zhvilloni një strategji efektive hyrjeje në treg, duke përfshirë marketingun, shpërndarjen dhe taktikat e shitjes për të rritur dukshmërinë dhe tërhequr klientët e duhur.
 
 


Ky trajnim është një mundësi shumë e mirë për bizneset shqiptare që dëshirojnë të rrisin kapacitetet e tyre eksportuese dhe të shfrytëzojnë potencialin e tregjeve europiane.