Njoftim mbi fondet e menaxhuara nga AIDA për vitin 2020

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 15 datë 15.04.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 88/ 2019 “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, Udhëzimit nr. 9 datë 20.03.2018 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit”, Udhëzimit Plotësues nr. 2 datë 20.01.2020 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2020”, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Investimeve (AIDA) ju informon se: Në kushtet speciale të ndodhet biznesi për vitin 2020, skemat financiare të granteve të menaxhuara nga AIDA, këtë vit shpërndahen në një formë tjetër.

Fondet të cilat alokohen çdo vit nga Agjencia do të mobilizohen për të përballuar dëmin e shkaktuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me qëllim arritjen në sa më shumë dyer biznesi deri në tejkalimin e plotë të pandemisë së krijuar. Këto fonde do të administrohen direkt nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe do shpërndahen në formën e skemave mbështetëse të përgatitura nga qeveria që nga fillimi i pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe në vazhdim.

BACK TO NEWS