Projekte të Përfunduara

Enterprise Europe Network është projekt i Bashkimit Europian, i bashkëfinancuar nga programi COSME, me fokus mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Rrjeti asiston sipërmarrësit të përmirësohen dhe të inovojnë duke kryer partneritete, shkëmbim informacioni, këshillim dhe ekspertizë. Rrjeti ofron shërbime të integruara të përshtatura për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet, qendrat kërkimore, si edhe të gjithë palët e tjera të interesuara.

Qëllimi i këtij projekti në Shqipëri është të ofrojë këshilla dhe mbështetje me vlerë të shtuar për kompanitë shqiptare, t’u mundësojë kompanive ndërkombëtarizimin e tyre përmes rritjes së kapaciteteve menaxheriale, analizës së riskut dhe informacionit për të hyrë në tregje të reja. 

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), gjatë periudhës së zbatimit ka qenë koordinatore e Konsorciumit Shqiptar, i cili përbëhej nga nga 4 (katër) institucione dhe organizata publike dhe private: 

  1. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) – Koordinatore projektit
  2. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHKT) – Partner 
  3. Unioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, (UCCIAL)- Partner 
  4. Instituti për Politikat Publike dhe Qeverisjen e Mirë (IPPM)- Partner 

Në përputhje me strategjinë e zbatimit, Konsorciumi Shqiptar gjatë periudhës së zbatimit 2015- 2021 ka ofruar për kompanitë shqiptare, shërbimet:

Këshillim dhe mbështetje 

  1. Këshillim dhe mbështetje për rritje ndërkombëtare 
  2. Mbështetje për inovacionin në biznes 
  3. Ndihmë dhe këshillim se si të ktheni idetë tuaja inovative në një sukses ndërkombëtar

Partneritete ndërkombëtare 

  1. Rrjeti shërben si një databazë për kryerjen dhe realizimin e shprehjeve të interesit 
  2. Rrjeti menaxhon databazën më të madhe online për mundësitë e partneritetit të bizneseve
  3. Rrjeti shërben për të vendosur kontakte ndërmjet kompanive shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë

Aktivitete 

  1. Aktivitete ndërmjetësimi
  2. Misione biznesi 
  3. Konferenca dhe workshope 
  4. Trajnime të ndryshme

Social Media