Pavijoni i Shqipërisë në ekspozitën online në Panairin Ndërkombëtar të Importit të Kinës

Pavijoni i Shqipërisë në ekspozitën online në Panairin Ndërkombëtar të Importit të Kinës është lancuar zyrtarisht. AIDA në rolin e institucionit koordinues së bashku me Ambasaden e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë ka asistuar të gjithë procesin e ndërtimit të pavijonit online të Shqipërisë.

Ky është Panairi i pestë Ndërkombëtar i Importit të Kinës (CIIE) që do të mbahet në Shanghai nga data 5 deri më 10 nëntor 2022. Si panairi i parë në botë me temë importin, Expo është një lëvizje e rëndësishme për Kinën që të mbështesë me vendosmëri liberalizimin e tregtisë dhe globalizimin ekonomik dhe në mënyrë aktive të hapë tregjet e saj për botën. CIIE ofron një platformë unike për vendet në mbarë botën për të shfaqur imazhin e tyre kombëtar dhe bizneset nga të gjitha vendet për të reklamuar mallra, teknologji dhe shërbime. Pavijoni Kombëtar Shqiptar, i ndërtuar përmes teknologjisë së avancuar dixhitale, do të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse. Aty do të prezantohen vija bregdetare mahnitëse, Berati, “Qyteti i një mijë e një dritareve” dhe këngë e valle të bukura tradicionale.

Besohet se peizazhet unike, kultura dhe arti i Shqipërisë do të pëlqehen nga shikuesit në Kinë dhe në mbarë botën. Gjithashtu shpresojme që më shumë mallra me cilësi të lartë nga Shqipëria do të depërtojnë në tregun kinez përmes platformës Expo. Këto mendime ndan edhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë.

https://www.facebook.com/ChinaembassyT/ https://twitter.com/chinaembassy 

Më poshtë mund të gjeni linkun e ekspozitës së Shqipërisë online:

https://country.ciie.org/2022/exhibition/exhibition.html

BACK TO NEWS