Për herë të parë, tradita mbi 2000-vjeçare e verës shqiptare në “Wine Paris 2025”!

Për herë të parë, tradita mbi 2000-vjeçare e verës shqiptare në “Wine Paris 2025”!
 Historia e verës shqiptare, që daton mbi 2000 vjet më parë, nis me ilirët, të cilët kultivonin rrush dhe prodhonin verë, duke krijuar themelet e një tradite të pasur dhe të qëndrueshme. Përmes epokave të Perandorisë Romake, Bizantine, dhe sfidave të modernitetit, kjo trashëgimi ka mbijetuar dhe është zhvilluar, duke u kthyer në një identitet kombëtar krenarie. 🍇✨
 Në “Wine Paris 2025”, Shqipëria do të shpalosë për herë të parë këtë traditë të lashtë në një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare për industrinë e verës.
 10-12 Shkurt 2025
 Paris – Porte de Versailles, Francë
 Vera shqiptare drejt njohjes globale dhe krijimit të mundësive të reja për eksport dhe bashkëpunim tregtar.
 Shqipëria, aty ku tradita dhe cilësia takohen!
BACK TO NEWS