Workshop mbi vlerësimin e kapacitetit organizativ të AIDA-s në ofrimin e shërbimeve të promovimit të eksportit

Përfaqësues të AIDA-s ishin pjesë e workshopit dy ditor të organizuar nga Swiss Import Promotion Programme SIPPO, për vlerësimin e kapacitetit organizativ të AIDA-s në ofrimin e shërbimeve të promovimit të eksportit.
 Nëpërmjet mjetit të vlerësimit të kapacitetit organizativ të krijuar nga SIPPO, u arrit identifikimi i pikave të forta dhe hapësirave për përmirësim lidhur me promovimin e eksporteve.
Rezultatet e këtij vlerësimi do të përdoren në vijim nga AIDA, për të përmirësuar shërbimet ndaj target grupit.
BACK TO NEWS