Prezantim informues | Panairi “Ditët e Bujqësisë”, Lushnjë

Prezantim informues | Panairi “Ditët e Bujqësisë”, Lushnjë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju fton të bëheni pjesë e një prezantimi informues, ku do të njiheni më nga afër me mundësitë konkrete që ofrohen për bizneset shqiptare në drejtim të:
▪️ Eksporteve dhe platformave ndërkombëtare
▪️ Aksesit në financë
▪️ Pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare
▪️ Rrjeteve të bashkëpunimit si Enterprise Europe Network (EEN)
▪️ Skemave të granteve për vitin 2026
📅 28 Prill
🕒 Ora 14:00 – 15:00
Prezantimi do të mbahet nga znj. Kristi Qorri, përfaqësuese e AIDA-s, e cila do të ndajë informacion të vlefshëm dhe praktik për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e bizneseve.
🔗 Bashkohuni për të eksploruar mundësi të reja rritjeje dhe për të çuar biznesin tuaj në një nivel tjetër.
BACK TO NEWS