Publikohet Akti Normativ Nr. 26 datë 10.06.2020 “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”

Akti normativ ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.

Ka për qëllim mbështetjen e sektorit të turizmit duke ofruar një balancim dhe siguri ekonomike gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID- 19.

Ky akt parashikon në mënyrë të detajuar rimburësimin e klientëve nga ana e operatorëve turistikë ose agjencive të udhëtimit për shërbimet e parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Parashikohet detyrimi dhe afati i njoftimit nga ana e operatëve turistikë ose agjencitë e udhëtimit ndaj agjencive/transportuesve/akomoduesve ose organizatorëve të paketave të udhëtimit/klientit për pamundësinë e zbatimit të kontratave të transportit ajror apo detar, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.

Parashikohet detyrimi i rimbursimit të dokumentit të udhëtimit dhe/ose paketës së udhëtimit nëpërmjet lëshimit të një kuponi (voucher) ose në rast se nuk realizohet shërbimi parashikon detyrimin e rimburësimit të klientit vlerën/shumë totale të paguar.

Parashikohet vendosja e gjobës ndaj operatorëve turistikë ose agjencive të udhëtimit, të cilët nuk i zbatojnë detyrimet e parashikuara në këtë akt.

Për më tepër informacion rreth këtij akti normativ klikoni linkun: https://qbz.gov.al/…/26/17488798-bc45-4e53-8ae3-4a800e31241a

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 16.06.2020

BACK TO NEWS