Pyetësor për identifikimin e nevojave për trajnim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare (NMVM)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të plotësojnë pyetësorin për identifikimin e nevojave për trajnim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare (NMVM).

Qëllimi i pyetësorit është të identifikojë dhe adresojë disa nga nevojat kryesore për trajnime të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe më pas rezultatet dhe gjetjet e këtij pyetësori në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të krijojnë mundësi për ofrimin e trajnimeve.

Të dhënat e grumbulluara nga ky pyetësor janë tërësisht konfidenciale dhe rezultatet e tyre do të përdoren vetëm për qëllime studimore.

Ftojmë të gjitha ndërmarrjet të plotësojnë pyetësorin në linkun:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSexCOFPHEZ…/viewform…

Për më shumë informacion mbi pyetësorin mund të kontaktoni në adresën zyrtare info@aida.gov.al

BACK TO NEWS