Raporti i Bankës Botërore “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2023”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju njeh me raportin e Bankës Botërore “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2023”, i cili analizon ligjet dhe rregulloret që ndikojnë në mundësitë ekonomike të grave në 190 ekonomi.
Raporti identifikon barrierat për pjesëmarrjen ekonomike të grave dhe inkurajon reformën për ligjet diskriminuese.
Sipas raportit Shqipëria ka arritur një rezultat mesatar (WBL score) prej 91.3, duke u renditur në vendin e 38, nga 190 ekonomi, duke lënë pas dhe disa nga vendet e rajonit.
Për informacion më të detajuar, mund të konsultoni raportin e plotë në linkun: https://wbl.worldbank.org/en/reports