Shkodër – Informim i bizneseve mbi Fondin “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”
Shkodër – Informim i bizneseve mbi Fondin “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”
Në Shkodër, AIDA organizoi sot një sesion informues për përfaqësuesit e bizneseve nga qarqet Shkodër dhe Lezhë, duke prezantuar mundësitë e financimit në kuadër të Fondit “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”.
Pjesëmarrësit u njohën me dy skemat kryesore të mbështetjes, kriteret e aplikimit dhe përfitimet konkrete që ofron fondi për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve.
Takimet informuese do të vijojnë në qarqet Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për sipërmarrësit në të gjithë vendin.






