Shqipëria merr pjesë për herë të parë në ProWine Shanghai 2026!

🍷 Shqipëria merr pjesë për herë të parë në ProWine Shanghai 2026!
🇦🇱 Me rrënjë në traditë, varietete autoktone dhe një brez të ri prodhuesish të verës shqiptare, Shqipëria po përgatitet të prezantojë pasurinë dhe potencialin e saj në një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së verës.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizon Pavijonin Kombëtar Shqiptar, ku gjashtë kantina vendase do të prezantojnë verërat e tyre, duke sjellë në vëmendje shijet, historitë dhe veçantitë e një vendi që meriton të zbulohet më shumë nga tregjet ndërkombëtare.
📍 Shanghai, Kinë
📅 10–12 nëntor 2026
🍇 Discover Albania Through Its Wines.
BACK TO NEWS