Shqipëria në BIOFACH 2025 – Një Traditë Suksesi në Promovimin e Produkteve Organike
Shqipëria në BIOFACH 2025 – Një Traditë Suksesi në Promovimin e Produkteve Organike 

Për herë të katërt që prej vitit 2020, Shqipëria merr pjesë në BIOFACH – panairin më të rëndësishëm për produktet organike! 

Pas sukseseve të viteve të kaluara, ne vazhdojmë të prezantojmë potencialin tonë të jashtëzakonshëm përballë mbi 35,000 vizitorëve nga më shumë se 130 vende dhe mbi 2,500 ekspozuesve nga e gjithë bota.
Pjesëmarrja shqiptare këtë vit, në këtë event prestigjioz organizohet nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), në bashkëpunim me ITC (International Trade Centre) dhe programin SIPPO Albania, duke ofruar një platformë të rëndësishme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. 





