Shqipëria për herë të parë në “Wine Paris 2025”
Shqipëria për herë të parë në “Wine Paris 2025”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizon pjesëmarrjen me stendë të dedikuar, ku do të prezantohen disa nga verërat më unike shqiptare nga 3 kantina kryesore, të cilat reflektojnë traditën dhe cilësinë e prodhimit vendas.
“Wine Paris” është një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare për industrinë e verërave dhe pijeve alkoolike, që në vitin 2025 pritet të mirëpresë, një platformë unike për promovimin e verës, nxitjen e eksporteve dhe forcimin e bashkëpunimit tregtar jo vetëm me Francën, por edhe me tregje të tjera rajonale dhe globale.


“Wine Paris” është gjithashtu një pikëtakim për të zbuluar tendencat dhe inovacionet më të fundit në industrinë e verës, duke hapur horizonte të reja për suksesin e ardhshëm të këtij sektori.

