Shqipëria për herë të parë në “Wine Paris 2025”
Shqipëria për herë të parë në “Wine Paris 2025”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizon pjesëmarrjen me stendë të dedikuar, ku do të prezantohen disa nga verërat më unike shqiptare nga 3 kantina kryesore, të cilat reflektojnë traditën dhe cilësinë e prodhimit vendas.
“Wine Paris” është një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare për industrinë e verërave dhe pijeve alkoolike, që në vitin 2025 pritet të mirëpresë, një platformë unike për promovimin e verës, nxitjen e eksporteve dhe forcimin e bashkëpunimit tregtar jo vetëm me Francën, por edhe me tregje të tjera rajonale dhe globale.
10-12 Shkurt 2025
Paris – Porte de Versailles, Francë
“Wine Paris” është gjithashtu një pikëtakim për të zbuluar tendencat dhe inovacionet më të fundit në industrinë e verës, duke hapur horizonte të reja për suksesin e ardhshëm të këtij sektori.
Vizitoni Pavijonin e Shqipërisë në Hall 4A – Stand 165.
Shqipëria drejt promovimit ndërkombëtar të verës dhe zgjerimit të tregjeve të saj!