Raport mbi ndikimin e Covid në bizneset në Shqipëri
class="nodate"
Pyetësori "Ndikimi i Covid-19 mbi bizneset në Shqipëri" u implementua nëpërmjet kontributit të stafit të Departamentit të Investimeve në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Ky pyetësor synon të përcaktojë situatën e krijuar si rezultat i COVID-19, ndaj bizneseve të huaja dhe vendase në Shqipëri me qarkullim vjetor 14 milion lekë. Këto biznese u ndihmuan drejtpërdrejt dhe u pyetën përmes bisedave telefonike në lidhje me mënyrën se si ata po menaxhojnë situatën, problemet e hasura, si dhe mbledhjen e rekomandimeve që ata mund të kenë për pushtetin qendror dhe vendor. Bisedat telefonike janë realizuar në bazë të disa pyetjeve të strukturuara.