AIDA publikon rezultatet e pyetësorit “Gjendja e tregtisë elektronike tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”
- Lajme për NVM
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) publikon rezultatet e pyetësorit “Gjendja e tregtisë elektronike (e-commerce) tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)”.
AIDA, në kuadër të nismës “Për Zhvillimin e Tregtisë Elektronike”, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka përgatitur pyetësorin “Gjendja e tregtisë elektronike (e-commerce) tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM)”.
Të dhënat e raportuara nëpërmjet këtij pyetësori dhe implikimet e derivuara indikojnë disa komente dhe rekomandime.
- Rezultatet e pyetësorit theksuan rëndësinë e tregtisë elektronike si kanal shitje, pengesat dhe vështirësitë e transformimit digjital, si edhe nevojat që bizneset kanë në implementimin e tregtisë elektronike.
- Bizneset e shohin transformimin dixhital si një mundësi për të reklamuar lehtësisht gamën e produkteve dhe shërbimeve të tyre, për ti ofruar klientit një eksperiencë të personalizuar, si dhe një oportunitet për të ulur kostot e tyre.
- Për implementimin e transformimit dixhital dhe e-commerce në formën e tyre të konsoliduar, bizneset vlerësojnë mungesën e burimeve financiare, sistemin e kufizuar IT, dhe mungesën e vizionit dhe strategjisë gjithëpërfshirëse dixhitale si pengesat kryersore.
Në vijim, rezultatet e pyetësorit do të shërbejnë gjithashtu edhe për përcaktimin e prioriteteve dhe e ndëhyrjeve nga ana e Qeverisë dhe aktorëve të tjerë, për përmirësimin ose përforcimin e klimës së tregtisë elektronike në Shqipëri.
Ju ftojmë te njiheni me rezultatet e pyetësorit nëpërmjet linkut:
-
Lajme për NVM
AIDA zhvillon takim pranë kompanisë PAPMETAL