Shërbimi AfterCare pranë AIDA-s zhvillon vizita në bizneset e Bashkisë Kavajë

|
  • Lajme për NVM

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vijon realizimin e projektit të ndërmarrë në partneritet me GIZ në kuadër të zhvillimit të shërbimeve AfterCare, duke theksuar rëndësinë që kanë në krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel lokal.

Janë zhvilluar vizita në disa biznese që operojnë në zonën e Bashkisë Kavajë, nga sektorë të ndryshëm, si: “Aler Group”, “ELSED” dhe “Dupi-Frut”.

Synimi ka qenë konsolidimi i bashkëpunimit midis AIDA-s, bizneseve dhe qeverisjes lokale, si dhe diskutimi i nevojave apo problematikave të ndryshme që kanë hasur dhe për të cilat kërkojnë mbështetje.

Kanë dalë disa propozime, duke u shqyrtuar mundësia e lehtësimit të barrës fiskale nga qeverisja vendore, për bizneset të cilat shprehen të gatshme të marrin nxënës të shkollave profesionale për praktikë mësimore.

Gjithashtu, u diskutua nga bizneset edhe mundësia e përfshirjes së kurrikulave të reja në shkollat profesionale, për të krijuar një përqasje tjetër, ku të përshtatet nevoja e tregut me përgatitjen specifike që marrin nxënësit në këto shkolla.

Procesi do vijojë me përcjelljen e propozimeve dhe shqyrtimin e tyre në institucionet përgjegjëse dhe arritja e objektivave të projektit do të jetë një vlerë e shtuar për klimën e biznesit