Vlorë~Door to Door në biznesin ‘Konserva Vlora’ SHPK

|
  • Lajme për NVM

Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve zhvilloi një vizitë në ambientet e biznesit ‘Konserva Vlora’.

‘Konserva Vlora’, themeluar në vitin 2010, e specializuar për përpunimin e sardeles duke e konservuar në ambalazh të tipit alumin.

Furnitorët kryesorë të peshkut sardele janë nga qyteti i Vlorës dhe Durrësit.

Përfaqësuesi i kompanisë, z. Saimir Hoxhaj, shprehu interesin për mundësitë e eksportit, bashkëpunimin me AIDA-n për përfitimin e fondeve që ofron, si dhe promovimin e produktit në fushatën ‘Zgjidh të Vendit’.

Gjithashtu, u diskutua edhe sesi Enterprise Europe Network - Albania mund t’i përgjigjet nevojave të subjektit, duke përgatitur profilin dhe identifikuar partnerë ndërkombëtarë, si hapi i parë drejt eksporteve.