Vizita e Shërbimit AfterCare në kompaninë “RENOVA”, në Vorë

|
  • Lajme për NVM

Në vijim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunimit të AIDA-s me dy bashki të reja, Sektori AfterCare, në partneritet me GIZ Albania, zhvilloi një takim pranë kompanisë RENOVA, në Bashkinë e Vorës.

Kompania maqedonase operon në tregun shqiptar prej vitit 2007.

RENOVA ka fabrika në Kosovë dhe Mal të Zi, dhe është lider në cilësinë e prodhimit të materialeve të ndërtimit në tregun mbarëshqiptar.

Subjekti ka përfituar prej skemës së rimbursimit të TVSH-së nga Qeveria Shqiptare, çka e ka ndihmuar në përballimin e kostove.

Vizita kishte për qëllim njohjen me biznesin, impaktin e pandemisë si dhe vendosjen e rrjetit të komunikimit me njësitë e qeverisjes vendore, po ashtu dhe diskutimin e problematikave dhe vështirësive.

AIDA, ndjek hap pas hapi problematikat e bizneseve, duke i përcjellë tek institucionet përgjegjëse dhe duke krijuar një klimë pozitive për zhvillimin e vazhdueshëm të tyre dhe nxitjen e riinvestimeve në vend.