Stafi AIDA-s viziton muzeun “Tradita Popullore Edlira”
Ditën e sotme stafi i AIDA-s vizitoi artizanen Edlira Sulaj. Qëllimi i këtij aktiviteti social ishte promovimi i produkteve ” Made in Albania” si edhe nxitja e sektorit të turizimit shqiptar, specifikisht atë të kulturës së artizanatit.
Stafi AIDA-s preku nga afër origjinën, traditën, markën e kostumeve popullore, e cila na bën unik në tregun ndërkombëtar.
AIDA ka mbështetur kompaninë për disa vite radhazi për realizimin e produkteve të reja nëpërmjet skemave të granteve si edhe pjesëmarrjes në panaire të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.