Tabela e Renditjes për Inovacionin 2022 nga Komisioni Evropian
Performanca e Shqipërisë në Inovacion është përmirësuar gjatë viteve të fundit sipas Tabelës së Renditjes për Inovacionin 2022 nga Komisioni Evropian
Në studimin renditës të Komisionit Evropian për Inovacionin, Shqipëria ka një rritje prej 5.1% në indeksin e vlerësimit të performances në inovacion për vitin 2022, krahasuar me vitin 2015.
Ndërsa variablat me ndikim më pozitiv në klimën e inovacionit në Shqipëri për vitin 2022 sipas studimit janë:
- Teknologjitë e lidhura me mjedisin;
- Shitjet e produkteve inovative;
- Zhvillimi personal i njohurive dhe aftësive (Lifelong Learning);
- Inovatorët e produkteve;
- Popullsia me arsim të lartë;
Burimi: European Innovation Scoreboard 2022