Takime monitoruese në kompanitë përfituese të fondeve të Konkurrueshmërisë dhe Ekonomisë Kreative

AIDA, vazhdon fushatën e monitorimit të fondeve të Konkurrueshmërisë dhe Ekonomisë Kreative në qytetin e Tiranës. Sot, takimet u realizuan me kompaninë Berxhani që operon në sektorin e prodhimit të dritareve dhe dyerve plastike dhe alumini.

Kompania Berxhani pas përfitimit të fondit të menaxhuar nga AIDA, kishte rritur prodhimin me 30 perqind dhe ndërkohë synontë të zgjerohej në treguin e huaj kryesisht në Itali dhe Kanada.

Takimi i radhës vijoi në ambientet e punës të Antoneta Tafes si prodhuese e kostumeve popullore. Përfitimi i fondit të Ekonomisë Kreative nga artizania Antoneta Tafa, kishte ndikuar në rritjen e gamës së prodhimit, duke synuar eksportimin në Rajon dhe Europë.

BACK TO NEWS