Takimi i përfaqësuesve të AIDAs dhe ekspertëve të Bankës Botërore në kuadër të promovimit të eksporteve shqiptare

Sot, u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të AIDAs, Znj. Albana Zykaj, Përgjegjëse e Sektorit NVM dhe Eksporte, Z. Pellumb Qoseja, Specialist i NVM dhe Eksporte dhe ekspertëve të Bankës Botërore Z. Christoph Ungerer dhe Znj. Hilda Shijaku.

Në takim, palët pjesëmarrëse u njohën me rolin, misionin dhe shërbimet që ofron AIDA në mbështetjen e NMV-ve shqiptare dhe promovimin e eksporteve, krahas thithjes dhe mbështetjes së investimeve të huaja duke përmendur hapa konkrete që janë ndërmarrë në këtë drejtim.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e përmirësimit të eksporteve si një proces i gjatë dhe i vështirë, që kërkon jo vetëm standarde, çertifikim, pjesëmarrje në panaire, por edhe njohuri mbi tregjet me vlera të larta, zhvillim të strategjive të eksporteve dhe marketingut të kompanive, edhe kapacitete njerëzore.

Në vazhdim, u diskutua mbi bashkëpunimin në drejtim të promovimit të eksporteve dhe përcaktimin e fushave të ofrimit të asistences teknike nga Banka Boterore në zhvillimin dhe promovimin e eksporteve në Shqipëri. Gjatë takimit u dakortësua për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta për zhvillimin tregtisë dhe eksporteve mes AIDA dhe Bankës Boterore.

Eksportet vlerësohen si një nga prioritetet e qeverisë për zhvillimin e ekonomisë dhe përballjen e procesit të liberalizimit të tregtisë së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.

BACK TO NEWS