
SESIONI I DYTË INFORMUES: FONDET PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT 2026

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve po vijon me ciklin e takimeve informuese në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare. AIDA fton të gjithë bizneset dhe subjektet e interesuara të marrin pjesë në sesionin e dytë informues për skemën e granteve “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026.
Ky është rasti juaj ideal për t’u njohur me kriteret, dokumentacionin dhe për të marrë përgjigje direkte për aplikimin tuaj!

Koordinatat e Takimit:
•

Data: 26 Maj 2026
•

Ora: 11:00
•

Vendi: Zyrat e AIDA-s

Për të siguruar vendin tuaj, ju lutemi të konfirmoni paraprakisht duke dërguar të dhënat tuaja të kontaktit:
•

E-mail: info@aida.gov.al
•

Tel: +355 (0)42251001
Mos e humbisni këtë mundësi për të financuar projektin tuaj. Ju mirëpresim!